Një 22-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga zyrtarët policorë pasi gjatë një kontrolli tek ai është gjetur marihuanë, raporton tvfesta.mk.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, arrestimi është kryer më 2 nëntor 2026, rreth orës 01:25 pas mesnate.
Bëhet fjalë për personin me inicialet M.I. (22), banor i Kumanovës, tek i cili gjatë kontrollit policor është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.
Pas konstatimit të rastit, 22-vjeçari është privuar nga liria dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me sasinë e marihuanës së gjetur apo rrethanat e kontrollit. /tvfesta

