KUMANOVË

Arrestohet një 35-vjeçar nga Kumanova, sulmoi fizikisht zyrtarin policor

Një 35-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, raporton tvfest.mk

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites.

“Më 25.10.2026, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin D.I. (35) nga Kumanova, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.

Nga policia bëjnë me dije se personi është shoqëruar menjëharë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta