Një dyzetvjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmë pas denoncimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilën madje e ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë, raporton tvfesta.mk
“Më 14.10.2026 në orën 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë hequr nga liria personin N.D. (40) nga një fshat i Kumanovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me mjet të mprehtë”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtohet nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës. /tvfesta

