Një 45-vjeçar nga rrethina e Kumanovës është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia, pasi u denoncua për sjellje vulgare dhe kërcënime ndaj një të mituri, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 15:25, kur pjesëtarët e Stacionit Policor të Staro Nagoriçanit kanë privuar nga liria personin me iniciale S.G. (45) nga fshati Kleçocë.
Arrestimi ka ardhur menjëherë pas denoncimit se i dyshuari kishte përdorur gjuhë vulgare dhe kishte drejtuar kërcënime serioze ndaj një të mituri.
Personi i ndaluar është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta

