Një teknik mjekësor 39-vjeçar nga Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës është sulmuar fizikisht nga një pacient gjatë ditës së diel në vendin e tij të punës, raporton tvfesta.mk
„Më 04.10.2026, në orën 15:17, në SPB Kumanovë, F.J. (39) nga Kumanova, i punësuar si teknik në njërin nga repartet e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, ka denoncuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës është sulmuar fizikisht nga një person“, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç sqarojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, tekniku është sulmuar nga një pacient i cili kishte ardhur për previjim pa udhëzim mjekësor, pa librezë shëndetësore dhe pa dokument identifikimi.
„Pasi tekniku i ka udhëzuar se së pari duhet të paraqitet në shalter për t’u regjistruar në ditar, pacienti e ka sulmuar fizikisht atë. Ngjarja është denoncuar rregullisht në MPB. E dënojmë ashpër sulmin ndaj personelit mjekësor dhe kërkojmë zgjidhje të menjëhershme të rastit dhe sankcionim për kryerësin“, deklaroi Sasho Stoshevski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.
Nga policia shtojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /tvfesta

