Në një moment mjaft kritik dhe pas një starti të vështirë të sezonit ku KF Bashkimi kërkon me ngulm pikët e kthesës, nga tabori kumanovar vjen lajmi më i madh dhe më i pritur nga të gjithë tifozët, informon tvfesta.mk
Nickel Ronaldo Orr, i konsideruar si një nga armët kryesore dhe “shpëtimtari” i mundshëm i repartit ofensiv, është rikthyer zyrtarisht në skuadër pas zgjidhjes së problemeve me dokumentacionin.
Nga klubi kumanovar kanë konfirmuar me gëzim se çdo pengesë administrative tashmë është tejkaluar:
“Sulmuesi ynë, Nickel Ronaldo Orr, rikthehet në skuadër pas disa problemeve të mëparshme me dokumentacionin. Klubi është i kënaqur që tashmë gjithçka është zgjidhur dhe Orr i është bashkuar ekipit. Një forcë e re për repartin ofensiv dhe një tjetër alternativë për sulmin tonë. Mirë se u ktheve, Orr!”, njoftojnë zyrtarisht nga KF Bashkimi.
Me rikthimin e Ronaldo Orr në fushë, kumanovarët marrin injeksionin e duhur të moralit dhe forcës për të nisur ngjitjen drejt majave të kampionatit! /tvfesta

