Sot Kryetari i Komunës së Likovës, priti në takim Kryetarin e Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa.
Gjatë këtij takimi, ai prezantoi aktivitetet që po zhvillon forumi, me theks të veçantë aktivitetin e fundit “Në gjurmët e më të mirëve”.
Komuna e Likovës, në krye me Kryetarin z. Erkan Arifi, i ka mbështetur vazhdimisht aktivitetet e Forumit Rinor Islam dhe vazhdon t’i mbështesë ato me përkushtim, me qëllim që të jetë gjithmonë pjesë e sukseseve të gjeneratave të reja.
I falënderojmë përzemërsisht për vizitën dhe u urojmë punë të mbarë e suksese në vazhdimësi!

