KUMANOVË

Sot pa rrymë disa lagje dhe fshatra të Kumanovës

Disa lokacione në territorin e Komunës së Kumanovës sot do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës, informon tvfesta.mk.

Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi, kufizimet e furnizimit do të zbatohen sipas këtij orari:

Nga ora 08:45 deri në 14:45: Pa energji elektrike do të mbesin rrugët “11 Nëntori” dhe “Trajko Jovanovski”.

Nga ora 08:21 deri në 12:30: Ndërprerje do të ketë në një pjesë të lagjes Karposh, si dhe te Qendra Tregtare “Alfi” me objektet përrreth.

Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se këto ndërprerje bëhen për shkak të ndërhyrjeve tehnike dhe punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit të distribuimit. /tvfesta.mk