KUMANOVË

Përleshje me thikë mes të miturve në Mateç, plagoset rëndë 16-vjeçari

Dy persona të mitur janë arrestuar gjatë natës në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, nën dyshimin se kanë sulmuar me mjet të mprehtë një bashkëfshatar të tyre 16-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, informon tvfesta.mk

„Më 29.09.2026 në ora 00:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga fshati Mateç i Likovës, pasi në të njëjtin fshat kanë sulmuar me mjet të mprehtë një 16-vjeçar. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transferuar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup për t’i ofruar ndihmë mjekësore“, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Nga policia shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta