Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë ka filluar zyrtarisht punimet për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës së jashtme të Xhamisë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc, raporton tvfesta.mk
Kjo xhami, e cila është pronë e Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, përbën një nga objektet me rëndësi për komunitetin lokal. Ndërhyrja e sotme synon sistemimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve rrethuese të këtij kulti fetar.
Sot, më 25.09.2026 (e premte), Muftinia e BFI-së – Kumanovë ka filluar realizimin e punimeve për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës së jashtme të Xhamisë “Koxha Mehmed Beu” – Tabanoc, e cila është pronë e Muftinisë së BFI-së – Kumanovë.
Shpresojmë për një të ardhme më të mirë të kësaj xhamie.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

