MAQEDONI

Afrim Gashi në Ditën e Komunës së Dibrës: “Bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e komunave”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Komunës së Dibrës, ku zhvilloi edhe një takim me kryetarin e kësaj komune, Fisnik Mela. Gjatë takimit u diskutua për projektet zhvillimore, sfidat dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal.

“Në Ditën e Komunës së Dibrës, pata nderin të marr pjesë në manifestimin e organizuar me këtë rast, si dhe të zhvilloj një takim me kryetarin e Komunës, z. Fisnik Mela.

Gjatë kësaj vizite të hapur e konstruktive, diskutuam për planet e zhvillimit të komunës, projektet që janë aktualisht në realizim, si dhe për sfidat dhe mundësitë që kërkojnë bashkëpunim dhe mbështetje institucionale.

Theksova rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal. Shpreha përkushtimin tim dhe gatishmërinë e Kuvendit për të qenë një partner i hapur i komunave, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të kontribuar, brenda kompetencave tona, në avancimin e projekteve me rëndësi për qytetarët.

Në këtë ditë të rëndësishme, Dibrës iu urova prosperitet, mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj”, deklaroi Gashi.