LAJME

Detaje nga incidenti në Aeroportin e Shkupit: Një 42-vjeçar nga Kumanova dhe 20-vjeçar nga Tetova “përplasen” në terminal

Pas pamjeve që qarkulluan mbrëmë në rrjetet sociale ku shihej një përleshje fizike brenda terminalit të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka dalë sot me njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e incidentit, raporton tvfesta.mk

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 20 shtator, rreth orës 19:10. Rendi dhe qetësia publike janë prishur pas një mosmarrëveshjeje verbales që ka degraduar në dhunë fizike mes dy personave, ku është përdorur edhe një send i fortë.

Njoftimi i plotë i SPB Shkup:
“Me datë 20.09.2026, në orën 19:10, SPB Shkup është njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.T. (20) nga Tetova dhe B.A. (42) nga Kumanova, me ç’rast është përdorur edhe një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.”

Kujtojmë se pamjet e këtij incidenti u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e djeshme në platformat sociale, ku shiheshin disa persona të përfshirë në shtyrje e goditje në sy të udhëtarëve të tjerë, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.

Organet e rendit bëjnë me dije se po punojnë në dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj të përfshirëve do të ngrihen parashtresat përkatëse ligjore./tvfesta