Një video që pretendon se shfaq një përleshje fizike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, informon tvfesta.mk
Në pamjet e publikuara shihen disa persona të përfshirë në shtyrje dhe rrahje brenda terminalit të udhëtarëve, ndërkohë të pranishmit e tjerë e ndjekin ngjarjen nga afër. Incidenti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët që ndodheshin aty pranë.
Personi që ka publikuar videon në platformën “X” ka ngritur pyetjen nëse në aeroport ka sigurim të mjaftueshëm për të garantuar rendin.
Nga materiali ekzistues nuk mund të konfirmohet se çfarë i ka paraprirë përleshjes, sa persona kanë qenë të përfshirë apo nëse ka të lënduar. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse personat e përfshirë ishin udhëtarë, pritës apo punonjës të aeroportit, raporton tvfesta.mk
Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme apo nga operatori i aeroportit lidhur me shkaqet e incidentit dhe ndërhyrjen e mundshme të policisë apo sigurimit.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas zbardhjes zyrtare të rastit nga organet kompetente./tvfesta

