KUMANOVË

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi takon anëtarët e Shoqatës së Gjuetarëve dhe peshkatarëve “Shqiponja” – Likovë

Sot, me ftesë të Shoqatës së Gjuetarëve dhe peshkatarëve “Shqiponja”,-Likovë, vizituam anëtarët e shoqatës me rastin e fillimit të sezonit të gjuetisë.

Gjatë takimit bashkëbiseduam për aktivitetet e ardhshme dhe u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në realizimin e tyre. Gjithashtu, në kuadër të programit vjetor për sport janë paraparë edhe mjete buxhetore për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatës.

Do të vazhdojmë së bashku të koordinojmë dhe mbështesim aktivitetet e ardhshme, me qëllim të zhvillimit të sportit dhe aktiviteteve të komunitetit tonë.