KUMANOVË

Aksident i rëndë në autostradën Kumanovë – Shkup: Dy të vdekur dhe tre të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Agino Sello, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja është denoncuar më 19 shtator 2026, rreth orës 21:35. Në aksident janë përfshirë një automjet i llojit “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 65-vjeçari M.M. nga Shkupi, dhe një automjet “Opel Corsa”, po ashtu me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (27 vjeç) nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë dy pasagjerët e automjetit “Opel Corsa”, V.N. (49 vjeç) dhe L.M. (71 vjeçe), të dy nga Shkupi.

Nga Policia bëjnë të ditur se lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja tjetër L.N. (48 vjeçe), ndërsa lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja S.N. (27 vjeçe) dhe pasagjeri B.N. (28 vjeç). Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe pesë zjarrfikës nga Njësia Territorial Kundër Zjarrit. Ekspertizën e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, shoferi i “Mercedes-it”, M.M., është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta.mk