Një 46-vjeçar nga Kumanova është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici, pas një denoncimi për kërcënim ndaj djalit të tij, raporton tvfesta.mk
“Më 15.09.2026, në orën 21:10, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin D.S. (46) nga Kumanova, pasi i njëjti ka shfaqur sjellje agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij 24-vjeçar”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Nga policia shtojnë se i dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta

