LAJME

Ekskluzive: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

jyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.

Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

“Trupi gjykues konstatoi se të paktën nga fundi i marsit 1998 e deri më 20 qershor 1999, ose rreth këtyre datave, midis UÇK-së dhe forcave serbe u zhvillua një konflikt i armatosur jondërkombëtar. Ky konflikt u zhvillua në Kosovë, por e drejta humanitare ndërkombëtare në lidhje me atë konflikt ishte në fuqi edhe në disa vendndodhje të kontrolluara nga UÇK-ja në Shqipëri të veriut”.

“Trupi gjykues arriti në përfundimin se incidentet mbi të cilat bazohen në akuzat për krime lufte, të cilat filluan pas 20 qershorit 1999, pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur jondërkombëtar midis UÇK-së dhe forcave serbe dhe pasi normal e të drejtës humanitare ndërkombëtare nuk zbatoheshin më për personat në fjalë, nuk mund të cilësohen si krime lufte”, u shpreh ai.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke vazhduar seanca për vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.