LAJME

Vuçiç: Nuk besoj se Thaçi do të marrë një dënim të rëndë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk beson se pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, i cili është i akuzuar për krime kundër njerëzimit, do të marrë një dënim të rëndë në gjykimin të mërkurën, më 16 shtator, raporton tvfesta.mk

“Do të dëshiroja që parashikimet e mia fillestare të mos kishin qenë të sakta dhe që këto informacione të tjera që kam marrë të jenë më të sakta, por nuk besoj në këtë. Para 15 ditësh mora informacion nga shërbimet tona se ai do të dënohet aq sa i nevojitet për të mbuluar kohën e paraburgimit. Ndërsa tani në Paris, duke biseduar me disa liderë evropianë dhe botërorë, mora disa sinjale të ndryshme”, tha ai.

Ai vlerësoi se protestat e sotme në mbështetje të pjesëtarëve të UÇK-së do të jenë “një rapsodi nacionalizmi dhe urrejtjeje ndaj serbëve”, si në Tiranë, Shkup, ashtu edhe në Prishtinë.
“Në Tiranë do ta mbështesin edhe më fort për t’iu shmangur protestave të tyre, kurse në Prishtinë do të jetë më e madhja. Ne duhet të mbrojmë popullin tonë dhe të kujdesemi për veten”, tha Vuçiq.

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë vendimin në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve të mërkurën, më 16 shtator./tvfesta