Në një akademi përkujtimore të mbajtur në Prishtinë, kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Gjini, ka vlerësuar lart sakrificën e 41 luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ranë heroikisht 27 vite më parë në një pritë të forcave serbe, në krye me komandantin Mujë Krasniqi, informon tvfesta.mk
Gjatë fjalës së tij para familjarëve të dëshmorëve, veteranëve dhe përfaqësuesve institucionalë, Gjini theksoi se UÇK-ja nuk lindi rastësisht, por ishte kurorëzim i rezistencës politike, organizimit ilegal dhe sakrificës së shumë brezave, të frymëzuar nga figura si Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar Adem Jashari.
Midis të tjerash, kreu i shoqërisë “Lëvizja” përcolli mesazhe të forta për unitet kombëtar dhe përgjegjësi politike:
Mbrojtja e arritjeve: Të mbrohen fitoret e arritura përmes ndërtimit të një shteti funksional, zhvillimit ekonomik, arsimit cilësor dhe shëndetësisë së fortë.
Shkëputja nga gjuha përçarëse: U bë thirrje subjekteve politike të heqin dorë nga retorika denigruese dhe të vendosin interesat kombëtare mbi ato partiake.
Bashkëpunimi rajonal: U nëllua domosdoshmëria e koordinimit të ngushtë ndërmjet Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës si anëtare e NATO-s.
Aktiviteti përmbylli punimet me mesazhin se nderimi më i madh për të rënët është ruajtja e amanetit të tyre përmes veprave konkrete në shërbim të atdheut./tvfesta

