Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Kumanovë, ku një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij të moshuar, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (07.09.2026). Rreth orës 11:10, i dyshuari ka sulmuar fizikisht babanë e tij 76-vjeçar. Me këtë veprim, ai ka shkelur edhe aktvendimin ekzistues gjyqësor që parashikonte masa mbrojtëse ndaj dhunës në familje.
Nëpunësit policorë kanë reaguar menjëherë pas marrjes së denoncimit dhe në orën 12:30 kanë bërë të mundur privimin e tij nga liria.
Nga Policia e Kumanovës bëjnë me dije se rasti po dokumentohet plotësisht dhe ndaj 45-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

