Maqedonia sot shënon 35 vjetorin e pavarësisë, pas referendumit të zbatuar me sukses më 8 shtator të vititi 1991, në të cilin qytetarët u deklaruan për shtet sovran dhe të pavarur.
Mbi 95 përqind e qytetarëve që dolën në referendum iu përgjigjën pozitivisht pyetjes “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë që të hyjë në aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.
Paraprakisht më 25 janar të vitit 1991 u miratua Deklarata për pavarësi nga Parlamenti i parë shumëpartiak i Maqedonisë. Si hap i rëndësishëm për shtetin vijoi miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor të vitit 1991, dhjetë vite më vonë i njëjti u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, informon tvfesta.
Shteti u pavarësua në aspektin monetar me vendosjen e valutës së re – denarit më 26 prill të vitit 1992, ndërsa më pas themeloi edhe ushtrinë e vet, e cila ditëlinden e feston më 18 gusht.
Subjektiviteti juridik-ndërkombëtar i shtetit u konfirmua më 8 prill të vitit 1993 kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur Maqedonia u pranua si anëtarja e 181-të e plotëfuqishme e organizatës botërore.
Për shkak të kundërshtimeve dhe trysnisë së Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të vendit, anëtarësimi në OKB u bë nën referencën: Ish-Republika Jugosllave e Republikës së Maqedonisë (IRJM).
Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me Greqinë ishte arritur më 17 qershor 2018, sipas së cilës vendi emërtohej si Maqedonia e Veriut.
Maqedonia e Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 170 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 135 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë – Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.
Gjatë viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia e Veriut kaloi në një sërë problemesh dhe vështirësish, derisa më 27 mars 2020 u bë anëtarja e 30-të e NATO-s.
Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka shoqëruar breza të tërë me hitet e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi e cila ka paralajmëruar një natë të veçantë në nderim të shtetit dhe qytetarëve./tvfesta

