Komuna e Haraçinës e ka nisur vitin e ri shkollor me ambiente të rinovuara dhe kushte të përmirësuara për nxënësit.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga shkollat, duke theksuar investimet në përmirësimin e hapësirave shkollore.
“Kështu e nis Haraçina vitin e ri shkollor. Shkolla të rinovuara, klasa më të bukura dhe ambiente më të mira për fëmijët tanë”, ka shkruar Beqiri.
Ai ka shtuar se përmirësimi i kushteve për fëmijët është një përgjegjësi ndaj gjeneratave të reja.
“Jua kemi borxh fëmijëve. Vetëm punë!”, ka përfunduar kryetari i Haraçinës.

