Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, dr. Astrit Iseni, sot (02.09.2026) në Shkup priti një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës së Republikës së Polonisë, të kryesuar nga zëvendësministri Maciej Duzçuk. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Mariush Brumora.
Në takim, ku morën pjesë përfaqësues të disa fushave nga të dy ministritë, u shkëmbyen mendime për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operative.
Iseni theksoi se përvojat e të dyja vendeve në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë janë një bazë e mirë për zhvillimin e iniciativave dhe projekteve konkrete të përbashkëta.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Në kuadër të vizitës, delegacioni polak dje (01.09.2026) zhvilloi një vizitë pune edhe në Akademinë e Policisë. Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me punën dhe reformat aktuale në fushën e arsimit dhe trajnimeve policore, me ç’rast u theksua gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

