Policia e Kumanovës ka ndaluar dje një 31-vjeçar nga fshati Opajë i Likovës, pasi i njëjti nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur sepse po drejtonte automjetin pa leje drejtimi, informon tvfesta
“Më 28.08.2026, në orën 16:00, në fshatin Opajë të komunës së Likovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale S.A. (31) nga po kjo zonë”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, informon tvfesta.mk
Sipas policisë, gjatë një kontrolli rutinë në trafik, automjeti i tipit „Toyota“ me targa të Kumanovës nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur, por ka vazhduar lëvizjen.
Pas ndërmarrjes së masave, S.A. është ndaluar nga policia. Nga verifikimet e kryera është konstatuar se ai po e drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi, shtojnë nga policia.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa automjeti i është konfiskuar temporalisht.
Nga SPB Kumanovë bëjnë me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 31-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta.mk

