KUMANOVË

Arrestohet 21-vjeçari nga Kumanova, ngiste motorin pa leje

Një 21-vjeçar nga Kumanova është ndaluar nga policia pasi është konstatuar se drejtonte motorin pa pasur leje drejtimi, informon tvfesta.mk

– Më 26.08.2026 në orën 16:20, në rrugën “Narodna Revolucija” në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.Gj.(21) nga Kumanova, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shton policia, gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Kumanovës, të cilin N.Gj. po e drejtonte pa pasur leje drejtimi.

Me udhëzim të prokurorit publik, mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj N.Gj. do të ngrihet kallëzimi përkatës, thuhet në njoftim./tvfesta.mk