Të hënën, më 31 gusht, në Kumanovë do të realizohet trajtimi i pestë i dezinsektimit tokësor kundër formave adulte të mushkonjave, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës, transmeton tvfesta.mk
Aksioni do të nisë në mesnatë (në orën 00:00) dhe do të zhvillohet gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.
Dezinsektimi do të përfshijë një numër të madh zonash në qytet dhe rrethina:
Përgjatë lumenjve: Rrjedha e lumit Kumanovka (nga Banja e Kumanovës), përgjatë kejit të lumit, si dhe zonat e kopshteve përreth.
Bulevardet dhe institucionet: Bulevardi “Revolucioni i Tetorit”, hapësira rreth Parkut të Qytetit, rruga “Nikolla Tesla”, zona pranë Shkollës Fillore “Toli Zordumis”, si dhe hapësirat përreth Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës (Bulevardi “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe rruga “11 Tetori”).
Lagjet: Lagjja e Trimave, Zelen Rid, Pero Çiço, qendra e qytetit, rrjedha e lumit Serava, fshati Rramanli dhe zona pranë varrezave të qytetit.
Për këtј aksion do të përdoret preparati “Citrol ULV”.
Nga Komuna bëjnë të ditur se nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e aksionit, aktivitetet do të shtyhen për ditën e parë të ardhshme kur kushtet të jenë të përshtatshme. Trajtimi ka për qëllim uljen e numrit të mushkonjave në zonat e përfshira./tvfesta.mk

