KUMANOVË

KUMANOVË – PAS STUHISË, SHTABI I KRIZËS ME AKTIVITETE TË NGJESHURA

Pas stuhisë së fuqishme të dy dite më parë, shtabi i krizës në qytetin e Kumanovës, edhe sot ka mbajtur një takim me përfaqësues të komunës së Kumanovës, NJTZK, ARM, EVN, Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, N.P. Pyjet e Maqedonisë – Njësia në Kumanovë, N.P. Pastrim dhe Gjelbrim, Ujësjellësi, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Spitali i Përgjithshëm.

Në këtë takim u shqyrtua gjendja operative në teren pas fatkeqësive natyrore nga stuhia, progresi në sanimin e dëmeve infrastrukturore si dhe defektet rreth furnizimit me energji elektrike, raporton Televizioni FESTA.

Me këtë rast nga ana e përfaqësuesit të EVN u prezantua raporti detal për statusin tekniko operativ të rrjetit elektro distribuiv. Si pasojë e stuhisë së fuqishme janë evidentuar rreth 400 defekte në rrjet nga të cilat deri më sot janë sanuar rreth 342 defekte me cka është normalizuar gjendja me furnizimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë që N.P. Pastrim dhe Gjelbrim dhe N.P Pyjet e Maqedonisë janë duke punuar në mënyrë aktive në teren rreth pastrimit të pemëve dhe degëve të thyera e të shkulura. Në këtë takim u sollën edhe disa konkluya për aktivitetet në vazhdim.

“Shtabi komunal i kriyave të p[rcjellë gjendjen në terren, kurse ndërmarrjet dhe institucionet tjera të punojnë në pastrimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara. Obligohet komisioni për verifikimin e nevojës për prerjen e pemëve të dëmtuara në komunën e Kumanovës urgjentisht të bëjë inspetkimin e gjendjes në terren me qëllim të detektimit dhe vlerësimit mbrojtës të pemëve e që paraqesin rrezik të drejtpërdrejt. Komisioni gjithashtu obligohet të sjell vendime adekuate për prerjen e tzre me kohë apo largimin e tërësishëm. Ndërkaq nëpër vendbanimet rurale u kërkohet banorëve të bashkëpunojnë me institucionet në pastrimin e terrenit”, theksoi mes tjerash Sllaridis.

Nga ky takim u apelohet qytetarëve që nëse vërejnë pemë apo konstruksione jo stabile në hapsira publike apo private që janë të gatshme për tu rrëzuar, menjëher të paraqiten tek shërbimet komunale të Kumanovës, me qëllim të ndërmarrjes me kohë të masave preventive në pengimin e dëmeve plotësuese materiale edhe me rrezikim të jetës.