Në prag të ndeshjes së barazhit për inkuadrim në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Shkëndijës së Haraçinës, futbollistët e skuadrës nga Manastiri kanë realizuar një gjest të veçantë në nder të futbollistit të ri, Agan Asani.
Para fillimit të takimit, lojtarët e Pelisterit dolën në fushë me fanella që mbanin fotografinë e 13-vjeçarit nga KF Kumanova, i cili humbi jetën tragjikisht ditë më parë.
Në fanella ishte shkruar mesazhi: “Prehu në Paqe Agan…”, duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjen e tij, shokët dhe klubin ku ai aktivizohej.
Ky veprim i futbollistëve të Pelisterit u vlerësua si një gjest human dhe sportiv, duke dëshmuar se futbolli është më shumë se një lojë dhe se në momentet e vështira, sporti bashkon njerëzit përtej rivaliteteve në fushë. ❤️⚽️
Kujtojmë se Agan Asani ishte pjesë e KF Kumanovës dhe humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, duke lënë në pikëllim familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv.

