Vitet kalojnë, por koha nuk e prek madhështinë e atyre që ranë për liri.
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të Kosharës Ismet Mustafa, kujtojmë jo vetëm sakrificën, por edhe rininë e përjetshme të tij. Ai mbeti përgjithmonë ai 29-vjeçari që zgjodhi Atdheun mbi jetën.
Në krah të luftëtarëve të lirisë, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Agim Ramadani- Katana, u shkrua historia që nuk vjetrohet kurrë.
Sepse dëshmorët nuk plaken. Ata jetojnë në çdo frymëmarrje lirie, në çdo hap drejt së ardhmes.
Lavdi e përjetshme!

