Për herë të parë pas 24 viteve të ekzistencës së tij, Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova do të formojë ekipin dhe do të marrë pjesë në Kampionatin Shtetëror për senior në vitin 2026.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe historik për klubin tonë, duke dëshmuar punën e palodhshme, përkushtimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm ndër vite. Pjesëmarrja në këtë nivel garash është rezultat i një pune serioze me gjeneratat e reja dhe përgatitjes profesionale të sportistëve tanë.
Me këtë paraqitje, synojmë jo vetëm përfaqësim dinjitoz, por edhe arritje konkrete në arenën shtetërore, duke ngritur edhe më lart emrin e klubit dhe të qytetit të Kumanovës.
Me respekt stafi i K.K. “BASHKIMI 2002” KUMANOVË

