MAQEDONI

Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive

15 Janar 1999, Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive.
Sot përkujtojmë 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht në Masakrën e Reçakut, një nga aktet më barbare të dhunës së regjimit serb ndaj popullit të Kosovës.

Ky krim i rëndë kundër njerëzimit tronditi botën dhe u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.

Reçaku mbetet kujtesë e pathyeshme për sakrificën, dinjitetin dhe të drejtën për liri.

Lavdi e përjetshme viktimave.