Në press-konferencën e sotme, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe me drejtoreshën e Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive, dr. Jasmina Gjorgjevska, edhe një herë përcollëm apelin: Thuaj JO mjeteve piroteknike!
Petardat nuk janë lodra. Përdorimi i tyre është i ndaluar dhe ato mund të shkaktojnë lëndime serioze të syve, duarve, djegie dhe dëmtime të tjera të rënda trupore.
Në kuadër të fushatës “Krijo kujtime pa lëndime – thuaj JO mjeteve piroteknike”, në koordinim mes sistemit shëndetësor dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dhjetor të vitit të kaluar u realizuan ligjërata në 137 shkolla në 27 qytete, duke përfshirë 14.000 nxënës.
Pavarësisht përpjekjeve institucionale dhe vëllimit të aktiviteteve edukative, mesazhi duhet të përsëritet vazhdimisht, sepse pasojat nga përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike mbeten reale.
Gjatë natës së Vitit të Ri, te shtatë persona (dy të rritur dhe pesë fëmijë) u intervenua për shkak të lëndimeve më serioze në majat e gishtërinjve; u kryen amputime të pjesëve të gishtërinjve, si dhe u trajtuan plagë dhe djegie në shuplaka. Këto shtatë ndërhyrje shërbejnë si një kujtesë serioze se çdo lëndim kërkon trajtim mjekësor dhe sjell pasoja afatgjata e të përhershme.
U bëj apel të veçantë prindërve që të mos lejojnë petarda në duart e fëmijëve të tyre dhe festat t’i përfundojnë me buzëqeshje, e jo në sallat kirurgjikale.

