KUMANOVË

Është privuar nga liria një banor i Kumanovës, janë gjetur mjete piroteknike, vijon kallëzimi përkatës

Me datë 01.12.2025, në orën 12:20, në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria Z.D. (58) nga f. Tromegjë, rajoni i Kumanovës. Duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e tij “Citroen Berlingo” në rr. “Branko Bogdanski Gucman”, në të cilin ka shitur fruta dhe perime, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.100 mjete të llojllojshme piroteknike .

Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.