DEKLARATË PËR OPINION
Mbrëmë në Kumanovë u arrestuan 6 persona për prishjen e rendit publik dhe qetësisë, 5 maqedonas dhe 1 shqiptarë. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, 6 personat e arrestuar kanë provokuar mbi baza nacionale ku 5 maqedonasit janë arrestuar, pasiqë kanë tentuar ta përdhosin flamurin kombëtarë shqiptarë. Në sytë e të ashtuquajturës BDI, bie vetëm arrestimi i një shqiptari.
5 maqedonasit e arrestuar nuk i llogarisin fare. Pse? Sepse, në kohën e tyre janë mësuar që Kumanovën ta përdorin për eksperimente etnike, e jo për drejtësi dhe zhvillim. Koha e tyre kur arrestoheshin vetëm shqiptarë për prishjen e rendit publik ka mbaruar. Me to kanë mbaruar edhe lotët e krokodilit.
Kumanovë, 29 Nëntor 2025

