MAQEDONI

Mexhiti: Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler

Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler, për të diskutuar bashkëpunimin tonë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.

Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit dhe zhvillimin e turizmit liqenor, si dhe mbi hapat konkretë të propozuar nga ekspertët amerikanë, si përforcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit.

Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockwell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin, dhe do të ndajë ide për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet tona.

Ruajtja e Liqenit të Ohrit mbetet prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, dhe bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të na ndihmojë ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore dhe kulturore.