Sqarim për opinionin
Në lidhje me lajmin e publikuar në media për një nga punëtorët e vaksinimit në institucionin “Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë”, të cilin unë e udhëheq, sqarojmë opinionin se rasti është trajtuar menjëherë dhe me seriozitetin e duhur. Sjelljet që tentojnë të nxisin tensione ndëretnike dhe të krijojnë klimë mosbesimi përmes sjelljeve të papërgjegjshme apo dezinformatave nuk kanë vend në një institucion ku respektohen ligjet dhe barazia gjuhësore. Kjo frymë e vjetër e përçarjes dhe instrumentalizimit politik i ka takuar të kaluarës. Siguroj opinionin se në institucionin që udhëheq nuk do të kursehet as edhe një punëtorë i cili nuk zbaton normat ligjore.
Punëtorja në fjalë menjëherë është thirrur në bisedë, ka pranuar gabimin, dhe pavarësisht kësaj, ndaj saj do të ndërmerren masa me shkrim – vërejtje për mosrespektim të normave ligjore për përdorimin e gjuhëve.
Për gjithë ata që tentojnë të hedhin pluhur ndaj udhëheqësisë së institucionit ju siguroj se nuk ka asnjë bazë për akuza të tilla. Këto çështje zgjidhen vetëm me qartësi, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit.
Më poshtë keni të bashkangjitur dokumentacionin zyrtar nga “Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë” i cili vazhdon të lëshohet në përputhje të plotë me ligjin, në të dy gjuhët zyrtare – maqedonisht dhe gjuhë shqipe.
Fotografia e bashkangjitur është vetëm një dëshmi më shumë se puna vazhdon me korrektësi dhe respekt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.
Me respekt,
Drejtori i ISHP – Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë

