MAQEDONI

Azizi: VLEN-i po rritet e forcohet çdo ditë e më shumë. Si kurr më parë, po ndodh një katarzë politike që po e ndan njëherë e përgjithmonë të mirën nga e keqja

VLEN-i po rritet e forcohet çdo ditë e më shumë. Si kurr më parë, po ndodh një katarzë politike që po e ndan njëherë e përgjithmonë të mirën nga e keqja. Është momenti i saktë kur populli e pa dallimin mes atyre që kan ideal dhe punojnë për popull dhe atyre që politikën e kanë vetëm mjet për pasurim personal, familjarëve dhe disa të afërmve që u shërbejnë si mashë!

Kush i qëndron vullnetit të popullit mbetet krenar dhe faqebardhë. Mbetet besnik ndaj 107 mijë votave dhe besës së dhënë se, kurrë më BDI në pushtet!

Kush iku, u mori dëbimin politik dhe moral nga populli, që do të thotë ka marrë rrugën e qoftë largut!

Si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të VLEN-it, nuk flas me emocione, por me fakte nga terreni. Aktivistët e vërtetë të Aleancës janë në gatishmëri, ballëlartë dhe më të vendosur se kurrë, pro Frymës së VLEN-it!

Vazhdojmë…