Ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë, ku u dëgjuan brohoritje antishqiptare në një ambient që duhej të simbolizonte bashkim dhe përparim, janë të dënueshme dhe të papranueshme.
Sporti nuk duhet të përdoret si platformë për përçarje, por si hapësirë që bashkon njerëz pa dallime. Shpreh keqardhje të thellë që një moment i rëndësishëm si rikonstruksioni i sallës së sportit, në të cilin bën pjesë çdo qytetar shqiptar taksapagues i rregullt i këtij shteti, u njollos nga gjuhë urrejtjeje, në prani të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë.
Si përfaqësues i një institucioni shtetëror me përkatësi shqiptare, dënoj me vendosmëri çdo formë të urrejtjes ndëretnike dhe bëj thirrje për reflektim, përgjegjësi dhe ndërtimin e një shoqërie ku respektohet dinjiteti i secilit qytetar.
Drejtor i institucionit shtetëror “Shtëpia Shëndetit” – Kumanovë

