Një grua 31-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj nuk dihet, raporton tvfesta.mk
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është denoncuar mbrëmjen e së mërkurës, më 4 nëntor 2026, nga babai i saj.
“Më 04.11.2026, në orën 20:00, në SPB Kumanovë, M.M. (54) nga Kumanova ka denoncuar se vajza e tij, M.Xh. (31), është larguar nga shtëpia”, njoftojnë nga policia.
Autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e largimit të 31-vjeçares apo kohën e saktë kur ajo është parë për herë të fundit.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e saj dhe sqarimin e rastit. /tvfesta

