Sot (06.09.2026), zëvendësministri i Punëve të Brendshme, dr. Astrit Iseni, me ftesë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Enver Dugolli, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Në kuadër të ceremonisë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe të sektorit të sigurisë, u shënua 27-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës dhe roli i saj në garantimin e sigurisë publike.

