KUMANOVË

Xhemajl Zeqiri ndihmës seleksionues i U 20 të Maqedonisë së Veriut

Xhemajl Zeqiri ish portieri i njohur i klubeve si Kumanova, Prishtina, KNI “Ramiz Sadiku” Liria, Drita, Ballkan Stokokomerc, FCU, Shkëndija Haraçinë, e klube tjera, prej sot me vendim të FFM është emëruar ndihmës seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll U 20, raporton Televizioni FESTA.

Ashtu siç ishte portier me renome, pritet që Xhemajl Zeqiri me punën e tij të palodhshme të nxjerr futbollistë të talentuar, të cilët do të jenë ardhmëria e futbollit. Ndryshe grumbullimin e parë me reprezentacionin e Maqdonisë U 20, legjenda e futbollit Xhemajl Zeqiri do ta ketë më 10 mars në vigjilje të ndeshjes kundër Lihtenshtajnit. Xhemajl Zeqirit i dëshirojmë suksese në këtë rrugëtim të ri si ekspert i futbollit. /Tv FESTA/