Veturës “Land Rover” i vënë flakën në Kumanovë këtë mëngjes, autori i krimit në arrati, njofton MPB, përcjell Televizioni FESTA.
Një “Land Rover” i është vën zjarri këtë mëngjes në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, dhe autoritetet thonë se zjarri ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
– Më 30.08.2025 në orën 05:10 në Departamentin e Punëve të Brendshme të Kumanovës, personi B.C. ka raportuar se një automjet “Land Rover” në pronësi të A.G. ishte duke u djegur në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë. Zjarri është lokalizuar nga pronari dhe fqinji i tij, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç shton Ministria e Brendshme, pas udhëzimeve të Prokurorit Publik kujdestar, ekipi i inspektimit në Stacionin Policor të Kumanovës ka kryer një inspektim në vendngjarje, gjatë të cilit është përcaktuar se zjarri i raportuar është vënë nga një autor i panjohur në një mënyrë që automjeti është spërkatur me një lëng të panjohur në vende të ndryshme, pas së cilës lëngu është ndezur, dhe autori, pa u vënë re nga askush, është larguar nga vendi i ngjarjes.

