
Stacioni i trenave në Kumanovë është renovuar dhe duke shumë bukur, por shumë pak njerëz e përdorin, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Pavarësisht çmimit simbolik që i afrohet falas, linja hekurudhore Kumanovë–Shkup mbetet thuajse e boshatisur.
Çmimi për një biletë njëdrejtimshe kushton 80 denarë, por nëse e merr kthyese është për 10 denarë më lirë (70 denarë ose 140 kthyese).
Nëse i nxjerr dhjetë bileta në një, çmimi për një drejtim kushton 61 denarë ose për 10 udhëtime 610 denarë.
Ndërsa, për studentët deri në moshën 27 vjeçe, bileta kushton më pak se 50 denarë.
Problemi i vetëm është se deri niset herët në mëngjes në ora 6, ndërsa prej Shkupit niset në ora 16 e 30, për të arritur në ora 17 e 20 në Kumanovë.
Pastaj sërish ka nisje në ora 18:00 për Shkup dhe me kaq përfundon.
Të punësuarit në këtë stacion thonë për agjencinë e lajmeve INA se duhet të ketë orare më të shpeshta dhe të duhura, sidomos për studentët dhe punonjësit e administratës.
Kjo linjë, dikur një nga më të përdorurat për udhëtim të përditshëm mes qyteteve, sot është kthyer në një shërbim që ekziston vetëm në oraret zyrtare, por jo në mendjen e qytetarëve.
Kjo situatë shton pyetjet: A ka më vullnet për zhvillimin e transportit publik, apo po e lëmë hekurudhën të vdesë ngadalë, në heshtje? (INA)