Banorja Jona është përballur me influenceren Doresa, ndërsa në Living iu është bashkuar edhe Lejla.
Doresa ka nisur menjëherë me kritika ndaj Jonës, duke e pyetur nëse mund të flejë e qetë, duke marrë parasysh bullizimet dhe ofendimet që, sipas saj, ka bërë në rrjetet sociale.
Jona nuk ka qëndruar pa përgjigje, duke pretenduar se edhe Doresa ka hapur profile false në emër të saj, madje ka prezantuar edhe disa fotografi.
Doresa i ka rikujtuar Jonës një rast nga viti 2015, duke e akuzuar se e kishte bullizuar për formën e trupit.
Debati mes tyre është ashpërsuar edhe më shumë gjatë përballjes në BBVK5 .
Doresa gjithashtu e ka akuzuar Jonën se kishte ndërhyrë në lidhjen e saj, duke pretenduar se kjo e fundit i kishte shkruar edhe bashkëshortit të saj.
Jona, banorja e Big Brother VIP Kosova 5, është përballur me akuza të shumta për bullizim dhe komente fyese ndaj disa personave.
Gjatë Prime-it, kjo çështje mori një tjetër dimension, pasi dy nga vajzat që kishin reaguar publikisht ndaj saj erdhën për t’u përballur me Jonën: njëra përmes lidhjes direkte, ndërsa tjetra u paraqit në shtëpinë më të madhe në vend.
Në shtëpi, Jona u përball me Lejlën, e cila i shprehu hapur pakënaqësitë e saj lidhur me deklaratat dhe veprimet e banores.
“Arsyeja pse krejt femnat shqiptare janë çu qitash është për shkak se ti je hi si feministe aktiviste. Këto na kanë prek neve… Atëherë s’kom mujt me ngrit zanin…”, u shpreh Lejla.

