Anëtarët e SHBA “Karadaku” këtë të diele shtegtuan 12 kilometra në shtegun për në malësinë e fshatit të harruar Dumanoc, duke shijuar bukuritë natyrore që ofron kjo pjesë e Malësisë.
Fshati i harruar Dumanoc ofron mundësinë që nga afër të shikohet burimi i fshatit Orizare, themelet e harruara të kishës së fshatit. Nga majat, qartas u pa Penda e Likoës si dhe fshati pikturesk i Brezës.
Dumanoci është një pikë strategjike në Komunën e Likovës, por edhe një mrekulli për shtegtarët e hikingut e cila ofron relaks, qetësi dhe mjaft adrenalinë.