
🏔️SH.B.A. “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në RMV për të marr pjesë në marshin e dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurt, në shtegun Kodra e Diellit – Maja Selibashina – Maja e Kaltër (Antenat), e cila gjendet në lartësi mbidetare prej 2530 metrave, dhe anasjelltas.
🥾Ky shteg prej 12 km në dy drejtimet, përshkohet në koloritin e ngjyrave duke zbuluar në secilin cep ndjesitë e prekjes me natyrën.
🇦🇱Me anëtarë dhe shoqata të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare, përvoja dhe rrëfime të reja, anëtarët e SH.B.A. “Karadaku” e kaluan edhe një të diel të paharruar në botën e bjeshkatarisë.
🇽🇰Urime 17 shkurti-Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
✅Me respekt, SHBA “Karadaku”!