
Fatura më të ulëta të energjisë elektrike dhe ushqim më i lirë!
Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni kanë dorëzuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH, me të cilin kërkojmë uljen e tatimit për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.
Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të thotë fatura më të ulëta për 13%, pra energji më e lirë për mbi 600 mijë familje. Për një faturë prej 3.000 denarësh, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë – shumë që, në vend që të shkojë në buxhetin e shtetit, do të mbetet në buxhetet familjare. Heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve, përkatësisht një reduktim prej 5% të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale.