KUMANOVË

Rijad Shaqiri reagon për Mexhitin dhe Fetain: Qytetarët e Likovës nuk kanë nevojë të mashtrohen – meritojnë zgjidhje reale, jo fjalë boshe

Rijad Shaqiri reagon për Mexhitin dhe Fetain: Qytetarët e Likovës nuk kanë nevojë të mashtrohen – meritojnë zgjidhje reale, jo fjalë boshe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri ka reaguar pas konferencës së Mexhitit dhe Fetait në deponinë Nikushtak.

Ai ka kujtuar paraqitjen e tij bashkë me Mexhitin të para një viti, ku u premtua poashtu dislokimi i deponisë, megjithatë sot Mexhiti foli vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje.

“A po fillojmë me punu dicka?

Para 1 viti u premtua dislokimi i deponisë së Nikushtakut, por deri sot asgjë nuk është bërë.
Tash, kur u shpallën zgjedhjet, po del i njëjti premtim.

Qytetarët e Likovës nuk kanë nevojë të mashtrohen – ata meritojnë zgjidhje reale, jo fjalë boshe.

Premtimi i 06.07.2024.
,,Sot se bashku me zv.Kryeministrin e pare njäherit dhe Ministër i Mjedisit dhe planifikimit hapsinorë z.Izet Mexhitin si dhe zv.Kryeministrin Arben Fetai dhe deputetin e zonës Rijad Shaqiri takuam dhe njoftuam banoret e Komunës se Likoves se nga shtatori i ketij viti do behet dislokimi i deponise se eger ne f.Nikushtak me qka do caktohen pika tjera të mbledhjes së mbeturinave si dhe hapja e fabrikës për reciklimin e mbeturinave në nivel rajonal, ku kta deponi të egra si pik akumulimi do kenë vende tjera të posaçme për grumbullim dhe reciklim.

Qeveria Vien nuk u duhen 22 vite, pune dhe sinqeritet populli do e ndjejë ndryshimin.,,”, tha Shaqiri.