Për festat e fundvitit, në praninë e Kryetarit të Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, drejtorit të NK “Pisha” z. Hamdi Sherifi, drejtorit të NK “Penda” z. Ylber Neziri, këshilltarëve komunalë Labinot Azemi dhe Atulla Jakupi, si dhe Kryetarit të Degës se ASH z. Shkëlqim Musliu, në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhshme në ruajtjen e higjienës publike, si deputet i zonës dhurova uniforma pune për punëtorët e Ndërmarrjes Komunale për Pastrim dhe Gjelbërim “Pisha” në Komunën e Likovës.
Puna e tyre e përditshme është thelbësore për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Respekt dhe mirënjohje!

