Më 29.12.2025 (e hënë), Muftinia e BFI-së – Kumanovë realizoi një program fetar në nder të hyrjes në tre muajt e bekuar, si dhe për mirëseardhjen e mërgimtarëve.
Programi, i cili përfshinte ligjëratë, ilahi, mevlud dhe lexim nga Kur’ani Famëlartë, u moderua nga h. Ejup ef. Xhemaili. Ai u hap me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga muezini i Xhamisë së Re – Kumanovë, hfz. Enis ef. Ameti.
Në fillim të programit, fjalën përshëndetëse e mbajti ligjëruesi i xhamisë, h. Eljasa ef. Mahmudi.
Më pas, Muftiu i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, h. Abedin ef. Imeri, përshëndeti të pranishmit, duke i uruar për hyrjen në tre muajt e bekuar dhe duke u dëshiruar mërgimtarëve mirëseardhje të ngrohtë në vendlindjen e tyre.
Programi u begatua me ilahi nga h. Ismet ef. Selimi dhe h. Arjan Fazliu.
Pjesa qendrore e programit ishte ligjërata e mbajtur nga ligjëruesi i Xhamisë “Uniteti AU” në Zyrih të Zvicrës, h. Irfan ef. Musliu. Në ligjëratën e tij, ai foli për rëndësinë e tre muajve të bekuar si një mundësi e artë për pendim, përmirësim shpirtëror dhe forcim të lidhjes me Allahun xh.sh.
Programi u përmbyll me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga h. Ismet ef. Selimi.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

